U shpallën grup ekstremist, autoritetet ruse bastisin dhe përndjekin Dëshmitarët e Jehovait

24 Nëntor 2020, 16:11

RUSI- Hetuesit kanë hapur një çështje penale kundër Dëshmitarët e Jehovait me bazë në SH.B.A. për aktivitete ekstremiste, duke kryer bastisje në rajone anembanë Rusisë,  ndërkohë grupet e të drejtave thonë se qindra besimtarë janë në burg ose po përballen me gjyq.

Autoritetet ruse kanë thënë ditën e sotme se kërkimet ishin duke u zhvilluar në më shumë se 20 rajone të ndryshme në të gjithë vendin.

Gjykata e Lartë e Rusisë  ndaloi Dëshmitarët e Jehovait në vitin 2017 dhe e shpalli grupin fetar një organizatë ekstremiste duke urdhëruar që ajo të shpërndahej, ku pas vendimit autoritetet filluan goditjet ndaj praktikantëve të kësaj feje.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, qindra ndjekës po përballen me çështje penale në Rusi , me dhjetëra prej tyre janë të burgosur ose në pritje të gjyqit, ku mes tyre është edhe shtetasi danez Dennis Christensen ka qëndruar në qeli që prej ndalimit të tij në maj 2017 dhe tashmë është dënuar me 8 vite burg.