U shpëtuan nga kampi në Siri, 4 fëmijët dhe gruaja e plagosur sot kthehen në atdhe! Rama takim me gjeneralin në Beirut: Për të konfirmuar kthimin e shqiptarëve të tjerë

27 Tetor 2020, 12:14

Katër fëmijët dhe gruaja me karrocë që u shpëtuan dje nga kampi në Siri pritet të kthehen në atdhe këtë të martë. Mes të shpëtuarve është edhe Endri Dumani, 11-vjeçari nga Dibra i cili kishte në këtë kamp 6 vite, e ndërsa motra e tij Eva, sipas burimeve për Report Tv ka refuzuar që të dalë, por motive ende të paqarta. Në total me Alvin Berishën, shkon 26 i të nxjerrë nga kampi Al-Hol në 2 operacione.