U sosi durimi e kaluan kufirin në këmbë, gjobiten dhe çohen në karantinë 10 shqiptarë!

5 Prill 2020, 13:37 | Përditesimi i fundit: 2020-04-05 21:51:14

KAKAVIJE-10 prej 33 shqiptarëve që e kaluan natën mbrëmë në tokën neutrale në këtë pikë kufitare  u ka sosur durimi duke kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në atdhe, por janë kapur nga patrulla e policisë dhe janë gjobitur, ndërsa u shoqëruan në banesë për të qëndruar në vetëkarnatinim për 14 ditë me detyrim. Për shkak të temperaturave të ulëta ata u detyruan që të ndezin një zjarr për t'u ngrohur, pasi natën e kaluan jashtë. 

6 emigrantë janë kthyer mbrapsht në vendin fqinj ku jetojnë dhe punojnë, ndërsa 7 të tjerë janë ende në pritje të hapjes së kufirit. Gjithsej në 24 orët e fundit u është lejuar hyrja në Shqipëri vetëm 10 personave që kishin leje. E njëjta situatë problematike vijon edhe në Kapshticë prej disa ditësh. Emigrantët nuk lejohen që të futen në territorin tonë pasi nuk janë të pajisur me autorizimin përkatës nga konsullata për shkak të situatës nga koronavirusi.