U strehua nga tërmeti, gruaja mbetet e vetme në hotelin e mbyllur: 4 orë rrugë në këmbë deri në Laç

11 Prill 2020, 09:21 | Përditesimi i fundit: 2020-04-11 15:11:58

Bën 4 orë në ditë rrugë, për të shkuar nga një hotel në autostradë ku ka mbetur e vetme pas tërmetit të 26 nëntorit, për të marrë ushqime në qytetin e Laçit ku ka banuar.

Kjo është historia e Valbona Gjokës, një banoreje të lagjes numër 4 në Laç që banesa e saj është shkatërruar nga tërmeti. Një rrugëtim i vështirë derisa ajo nga çadrat që u siguroi bashkia, arriti përmes një të njohuri të strehohej në një hotel në autostradën Fushë-Krujë - Milot, pa paguar asnjë shpenzim.