U sulmua me thikë në një koncert bamirësie, vdes kryebashkiaku i Danskut në Poloni

15 Janar 2019, 10:19 | Përditesimi i fundit: 2019-01-15 10:22:28

Pawel Adamoëics, kryebashkiaku liberal i qyteti polak Gdansk, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike të hënën nga plagët e marra një ditë pasi u godit me thikë nga një ish-i dënuar, teksa ishte duke marrë pjesë në një koncert bamirësie në Poloni.

Sipas reuters ai u sulmua me thikë në skenë gjatë finales së një eventi të organizuar nga Orkestra e Madhe e Bamirësisë së Krishtlindjeve.

Gjithashtu, sipas mediave mësohet se vdekja e Pawel Adamowics 53 vjeç, u  njoftua nga mjekët që e kanë operuar.

"Nuk mundëm ta shpëtonim", është deklaruar ministri i Shëndetësisë Lukasz Szumoëski për gazetarët nëpërmjet transmetuesit privat TVN. Ndërkohë një nga mjekët kishte thënë se Adamoëics u operua për 5 orë, por pa mundur të mbijetojë për shka të plagëve të rënda të marra në zemër, diafragmë dhe stomak.

Mijëra njerëz u mblodhën në qytetet polake për të mbajtur zi për vdekjen e kryebashkiakut polak Adamoëicz, i cili kishte qenë një politikan dhe që kishte drejtuar qytetin e i Gdansk për 20 vjet dhe së fundi ishte rizgjedhur sërisht në këtë post. I njohur si figurë përkrahëse e  krahut liberal duke përfshirë edhe qëndrimin e tij pro për strehimin e migrantëve në kundërshtim me qeverinë konservatore nacionaliste të Polonisë.