U tërhoq nga kërkesa për lirim me kusht, Zani Caushi sherr me prokuroren në gjykatë: Pse dhe konferencë për shtyp para vendimit?

17 Korrik 2020, 18:32

Një konflikt në momentet e fundit në gjykatë mes prokurores së çështjes dhe Zani Çaushit detyroi të fortin e Vlorës të tërhiqet në moment të fundit nga kërkesa e tij për liri me kusht. Prokuroria u shpreh se kreu i bandës së Vlorës, nuk është rehabilituar pasi gjatë vuajtjes së dënimit ka bërë shkelje, ndër të cilat edhe një revoltë në burgun e Drenovës. Megjithatë, avokati tha se kërkesa për lirim do të vijë sërish në një moment të dytë.