'U vra gjithçka'...Durrësi pastron gjurmët e fundit të gjithçkave që kujton tërmetin tragjik: Do ta marrim veten!

7 Dhjetor 2019, 13:00

DURRËS - Mjaftuan 30 sekonda të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, për ta kthyer Durrësin në një qytet fantazmë që zuri nën gërmadha 24 jetë.

Shtëpi të rrënuara, pallate të ‘zhveshur’ nga muret dhe trotuare të zbrazëta ishte tabloja e trishtë që mbizotëroi në qytetin bregdetar. Frika dhe paniku shoqëroi këtë qytetet për ditë të tëra pas goditjes së fuqishme të 26 nëntorit, teksa çdo lëkundje që e pasoi atë përjetohej me pasiguri për jetën.