U vra natën e Bajramit në Vlorë/ Flet babai: Gruaja dëgjoi krismat, pa nga dritarja djalin e vrarë!

28 Maj 2020, 13:45 | Përditesimi i fundit: 2020-05-28 15:29:20

VLORË- Babai i Kristjan Breshanaj, Edmondi ka rrëfyer me detaje se çfarë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 24 majit, ku u vra me breshëri armësh për Bajram pranë derës së shtëpisë.  

"Momenti që e parë, kur ndodhi vrasja u dëgjuan krisma pas shtëpisë sime dhe erë baruti dhe nusja më merr në shtëpi nuk ka ardhur djali në shtëpi dhe dëgjuam krisma. Atëherë unë marrë në celular cunin, binte zilja po nuk e hapte askush. Atëherë unë i them nuses hap derën dhe shko për të verifikuar. Atëherë nusja del dhe gjen djalin të shtrirë të mbytur me gjak, marr në celular policinë dhe i them në kanë vrarë djalin dhe nisem në shtëpi. E gjej djalin të mbuluar me gjak dhe nusen mbi fëmijën, Ka qenë bashkë me shokun e tij prej disa vjetësh, siç më tha ai e goditën në distancë dhe pastaj nga afër. Nuk kishin komunikuar më parë. Shoku i tij kishte reaguar "mos ca boni". Ka ardhur si e papritur nuk di që çuni të kishte ndonjë problem, ka qenë çun i rregull, e shikoja normal, lëvizte lirshëm, nuk fshihej, nuk ishte i armatosur. Në Shqipëri nuk di të ketë ndonjë ngjarje. Unë mendoj që ato të jenë të angazhuar për gjetjen e shkakut kush ma ka vrarë djalin", tha Breshanaj.