U vra në Francë mbrëmjen e Krishtlindjes/ Mbërrin në Berat trupi i Brunilda Kovaçit! Nëna kërkon dy djemtë e burgosur në varrim

11 Janar 2020, 14:01

BERAT- Mbërrin në Berat trupi i pajetë i Brunilda Kovaçit. Fatime Kovaçi, nëna e Brundila Kovacit ka bërë apel që në varrimin e të motrës të marrin pjesë edhe dy djemtë e saj që janë në burg.

37-vjeçarja Brunilda Kovaçi Sadushi u gjet e pajetë më 25 dhjetor në një pyll larg qendrave të banuara në Mougins të Francës. Report Tv ishte të shtunën që shkoi pranë familjes së shqiptares, e cila jeton në Berat. Lajmin e kobshëm e mësuan përmes televizorit dhe në mesin e dhimbjes për humbjen e vajzës së tyre, kanë  bërë edhe një apel për shtetin që tju sjellë trupin e 37-vjeçares.