'U vranë më pak se 1 metër e gjysmë', Basha fut në listën për deputet mjekun që gënjeu më 21 janar

9 Tetor 2020, 20:07

Në listën e njerëzve që Lulzim Basha ka futur për deputet në Tiranë është edhe një prej mjekëve të 21 janarit. Bëhet fjalë për mjekun Sami Koçeku, i cili u manipulua të vërtetën për të fshehur vrasësit e vërtetë të protestuesve të pafajshëm në mes të bulevardit.

Koçeku bashkë me kolegun tjetër Gega, që në ato orë të trazuara kur konfirmohej vdekja e tre personave në protestë, dhanë versionin e “vrasjes së tyre nga afër”, duke lënë të nënkuptuar se ishte fjala për një komplot, pasi paralel me deklarimet e tyre “profesionale”, mediat afër qeverisë dhe zërat e drejtpërdrejtë qeveritarë aludonin për vrasje të realizuara nga radhët e opozitës.

Pas dështimit të skemës për t`ia faturuar protestuesve vrasjen e protestuesve, deklarimet e mjekëve gati u harruan.

Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do I drejtohej në dt. 13/1/2014 Këshillit Rajonal të Urdhrit të Mjekut në Tiranë me një ankesë ndaj dy mjekëve Sami Koceku dhe  Alfred  Gega, e cila mbeti thjesht ankesë:

''Në datën 21 Janar të vitit 2011, të dy këta mjekë kanë qenë duke shërbyer pranë spitalit të traumës, në momentin kur pas tubimit të opozitë së atëhershme, në spital janë paraqitur shumë protestues, për të marrë ndihmë mjekësore.
Ata kanë deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjendjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve:

–           Ziver  Veizi

–           Hekuran  Deda

–           Faik Myrtja

–           Aleks Nikaj

Mjekët deklaruan se vdekja e shtetasve të sipërcituar, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik.

Ja ç”deklaruan mjeku Koçeku dhe Gega në strudiot televizive në atë kohë

Dr. Sami Koçeku: Janë… dy mbeten të identifikuarit, janë ekzakt sipas parametrave mjekësorë, dy konsiderohen të vdekur civilë, kanë shkuar në morg, një i identifikuar dhe një i paidentifikuar. Dhe tjetri që është i identifikuar është në Spital Ushtarak akoma, faktikisht, pavarësisht se ai ka bërë…, ka vdekur…, ka bërë…, ne po e mbajmë në monitorim, po e konsiderojmë në rrugë mjekësore…i vdekur, është plagë armë zjarri, por ne, thjesht, që është moshë 38 vjeç, po e mbajmë me monitor, duke punuar vetëm për hir të aparatit.

Gazetari: Doktor, le të themi dhe personi i tretë ka vdekur nga një plumb?

Dr. Sami Koçeku: Nga një plumb në kokë.

Gazetari: Në kokë. Dhe kjo, nga distancë e afërt?

Dr. Sami Koçeku: Shiko tani, ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i’u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri.

Gazetari: Pikërisht, nga kjo eksperience, nga sa afër mund të jenë qëlluar zoti Koçeku?

Dr. Sami Koçeku:  Distanca është shumë e afërt, shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysmë

Intervista e dytë: