U zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA, Duka: Fitore e madhe për futbollin e vendit tim

7 Shkurt 2019, 16:10 | Përditesimi i fundit: 2019-02-07 16:24:33

Kreu i Federatës Shqiptare të  Futbollit, Armand Duka ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit se është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Duka u shpreh se ky është një emocion i papërshkrueshëm për të sepse kjo është një fitore e madhe për futbollin e vendit.  Ai falenderoi kolegët që i bësuan këtë pozicion dhe shtoi se ky është një besim dhe përgjegjësi e madhe.

Fjala e plotë e Dukës:

“Të dashur miq, 
Nga sot më është besuar detyra e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Emocion i papërshkrueshëm, fitore e madhe për futbollin e vendit tim.

Duhet të falenderoj të gjithë kolegët e federatave anëtare, që më votuan në garën për një vend në Komitetin Ekzekutiv të #UEFA-s. Një besim dhe një përgjegjësi e madhe për mua dhe futbollin shqiptar.

Jam shumë i nderuar që për herë të parë në histori më takon mua të përfaqësoj ⚽️#xdde6;#xddf1; në pozicionin më të lartë qeverisës së UEFA-s“