U zhduk 1 javë më parë, 35-vjeçari nga Vlora përdorues i lëndëve narkotike

12 Qershor 2020, 20:58

Një dëshmi që erdhi nga qyteti i Vlorës, pretendon se ka parë në qytetin bregdetar Klodian Myftaraj, duke ndezur një dritë jeshile, për fatin e 35-vjeçarit, i cili u zhduk të hënën e 8 qershorit.

’Afër një banke, pranë kinoteatrit ishte me pantallona të shkurtra, bluzë të bardhë pa jakë, me shapka meshine. Kaloi pranë një marketi dhe afër disa pallateve iku larg nga Riviera, drejt Lungomares. Ishte pak i ç’orientuar, sot në orën 10: 30 të paradites. Flokët i kishte pak më të shkurtra se në foto. Me pak mjekër. Është në Vlorë’.