U zhduk 9 muaj më parë, 40-vjeçari dyshohet se bën jetën endacaku në Fier

4 Qershor 2020, 19:20 | Përditesimi i fundit: 2020-06-04 19:51:15

Humbi 9 muaj më parë dyshohet se bën jetën e një endacaku. Rikthimi i historisë së 40-vjeçarit, që u zhduk më 26 shtator të një viti më parë nga Shkodra. Shenja jete për Andi Lekaj, i cili u largua me biçikletën e tij, nga banesa ku jetonte i vetëm. Në emisionin ‘Pa Gjurmë’ këtë të enjte mbërriti një informacion, nga i cili një dëshmitar pretendon, se e ka parë paraditen e së mërkurës në orën 11:00, në qytetin e Fierit.