U zhduk në derbin Tirana-Partizani, në kërkim të 45-vjeçarit nga Peqini

2 Tetor 2019, 17:17

Kujtim Bozhiqi, 45-vjec u zhduk 3 ditë më parë ndërsa ishte në Tiranë për të ndjekur derbin Tirana-Partizani. Ai kërkohet sot në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report Tv nga dy nipërit e tij. Ata denoncojnë zhdukjen e babait të tre fëmijëve në mesin e trazirave që ndezën stadiumin ''Selman Stërmasi''. Të dielën e 29 shtatorit të këtij viti, Kujtimi u nis nga Peqini, ku banon familja e tij dhe i komunikoi djalit se do të shihte ndeshjen. Ai u nis i vetëm dhe ky ishte moment i fundit që familjarët patën kontakt me të.

Sipas një kushëriri të tyre, orët e para të së hënës në 12:30, një ditë pasi pa ndeshjen, Kujtimi ka shkuar në banesën e tij në Laprakë (të kushëriri) ndërsa e ka thirrur në emër. Pasi ka dalë jashtë banese kushëriri i tij nuk e ka parë 45-vjeçarin. Familjaret kanë bërë denoncim edhe në policinë e Peqinit gjithashtu edhe në komisariatin nr.2 në Tiranë, duke u nisur edhe nga trazirat që ndodhën në derbin Tirana-Partizani, ku pati mjaft persona që u përfshinë në këtë sherr.Kërkimet janë bërë edhe në spital, por nuk ka asnjë informacion se Bozhiqi të ketë shkuar i lënduar nga kjo ngjarje. Ditën që ka dalë nga shtëpia kishte të veshur një këmishë ngjyrë blu të hapur dhe një palë pantallona ngjyrë jeshile. Ky ishte një largim i përsëritur për babain e tre fëmijëve, pasi është larguar dhe herë tjetër nga banesa. Nuk është përdorues i pijeve alkoolike apo lëndëve narkotike dhe as nuk ka patur konflikte. Kujtimi jetonte me bashkëshorten dhe me dy djemtë në Pajove të Peqinit.

Kush ka informacion për këtë 45-vjeçar, lutemi të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në Facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa Gjurmë Channel

Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 17:00 dhe të enjten ora 20:55

    No videos found.