U zhduk nga shtëpia e mësuesit, mbërrin pas 29 vitesh nga SHBA-ja fotoja ku dyshohet se është vajza nga Lushnja /E motra: Kjo është Suzana jonë

28 Tetor 2020, 17:47

Puntata e datës 12 tetor në emisionin ’Pa Gjurmë’ u mbyll me një informacion, thuajse të pabesueshëm për fatin e Suzana Shehut, që u zhduk në gusht të vitit 1991. Dyshimi se ajo ndodhej në SHBA ishte një indikacion i rëndësishëm nga i cili stafi ‘Pa Gjurmë’ nisi menjëherë investigimet, me shpresën për të rënë në gjurmët e vajzës nga Lushnja.