U zhdukën më 1 janar/ Të miturat u gjetën në një hotel në Përmet, nën shoqërinë e një 45 vjeçari

5 Janar 2021, 13:31 | Përditesimi: 5 Janar 2021, 13:31

Detaje të reja bëhen me dije nga gjetja e dy të miturave të zhdukura që më 1 janar nga shtëpitë e tyre në Tiranë.

Mojna Hajdaraj dhe Kejsi Ahmetaj, janë gjetur në një hotel në Përmet dhe janë shoqëruar nga një 45 vjeçar. Nga Tirana drejt Përmetit kanë shkuar me një linjë furgoni, me ngjyrë paksa të errët dhe kanë shkuar në hotel.

Punonjësit e komisariatit të Përmetit i kishin në mbikëqyrje të dyja vajzat dhe me një lloj diplomacie i kanë ndjekur. Në momentin që janë shoqëruar në komisariat ato s’kanë bërë rezistencë.

r.k./Shqiptarja.com