U 'zhvesh' nga posti i ministrit, Peleshi: Me Ramën s'kam ftohje, do ishte naivitet të isha fyer!

18 Tetor 2020, 12:22

Deputeti Niko Peleshi u ka dhënë fund zërave se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama ka një ftohje në marrëdhënie pas ndryshimeve të fundit të bëra në qeveri ku ai tashmë nuk është më ministër.

Preparizi Peleshi  shprehet se nuk ka ftohje me Ramën për këtë fakt, dhe se ai e quan naivitet politik nëse një ministër i cili nuk është më i tillë do të ishte i fyer pas largimit nga posti.

"Nuk kam asnjë ftohje me kryeministrin në rast se i referoheni ndryshimeve te fundit ne qeveri pas te cilave unë nuk jam më minister do të ishte mendjelehtesi dhe naivitet politik ne rast se një minister kushdo qofte ai do te ndihej si i fyer pse nuk vazhdon te jetë minister.

 Shqipëria nuk ka kete hall s'ka Hallin e punës që do beje Niko Peleshi apo kushdo tjetër. Shqipëria ka hall tjetër dhe e kundërta do të ishte keq pra nëse do te kishim formacione që nuk ndryshojnë në nuk jemi monarki, ne si trashëgojmë mandatet. Ato fitohen me votën popullore dhe me vullnetin e kryeministrit i cili kompozon një formacion qeveritar ku harmonizohen të gjitha që nga performanca deri te shumë faktorë te tjerë. Nuk kam asnjë lloj pakënaqësie përkundrazi jam shumë i lumtur që përfaqësoj Korçën, do vazhdoj të drejtoj punën politike në qarkun e Korçës. Punët kanë shkuar mirë këto vite në Korçe po dhe në Pogradec, Kolonjë Devoll Maliq dhe së shpejti dhe në Pustec.

Nëse dikush ka vullnet për punë dhe unë e kam atë e gjen misionin që mund ti japë vetes për t'u ndjerë pastaj në fund të karrierës mirë se në punën e tij, nuk është çështja se bëri karrierë personale por la nga prapa një jetë më të mirë për bashkëqytetarët e tij të cilët do i shikojë në sy, sepse unë hy ne ata njerëz që politiken e kam të lidhur me Korçën", tha Peleshi.