‘Udha e Kryqit’, një javë para Pashkëve besimtarët e krishterë ngjiten në malin e Taraboshit

28 Mars 2021, 16:22

#reportTV #lajmeshqip #lajme Dhjetëra besimtarë të krishterë janë ngjitur në Malin e Taraboshit, në një ritual që simbolizon vuajtjet e Jezu Krishtit për njerëzit. "Udha e Kryqit" është një traditë mijëra vjeçare e kishës katolike që zhvillohet në prag të Pashkëve. Famullitari i Dioqezës Shkodër Pult, Dom Vlash Palaj e cilëson si moment shprese ndërsa përcjell lutje për shpëtim nga pandemia.Këtë vit në udhën e kryqit nuk ka marrë pjesë Arqipeshkvi i Shkodres, Imzot Angelo Masafra i cili po trajtohet në Itali për virusin COVID-19. "Udha e Kryqit" simbolizon udhën e dhimbshme dhe të mundimeve të Krishtit, i cili duke mbartur kryqin e tij mbi supe shkoi deri te kryqëzimi për ta shpëtuar njerëzimin nga mëkatet.