“Udhëtim në dimër” i Schubert, krijimi i parë i Angjelin Preljocajt me trupën e La Scala-s

22 Janar 2019, 21:02

Winterreise (Udhëtim në dimër) e Franz Schubert ngjitet në skenë për herë të parë nga koreografi me origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj në Teatrin e La Scala-s. Vepra vjen si një udhëtim i brendshëm i shpirtit në dimër. Angelin Preljocaj, artist energjik dhe i ndjeshëm, kthehet për të punuar me trupën e baletit të La Scala-s pas disa vitesh bashkëpunim, por për herë të parë me një krijim, që e ka realizuar enkas për këtë teatër

Është hera e parë që krijoj për Trupën e Baletit të Teatrit “La Scala”. Kam pranuar, sepse tanimë është krijuar një histori me koreografitë e mia të kërcyera në këtë Teatër.  “Le parc”, “Annonciation”, “La stravaganza” kështu që ekziston një lloj bashkëpunimi dhe afrimiteti me kompaninë.  Muzika e këtij projekti është cikli i Lieder “Winterrise” i Schubert, një kryevepër e vërtetë. Kam dashur prej kohësh të punoja rreth kësaj perle muzikore dhe “La scala” është vendi ideal. Mendoj se udhëtari i Ëinterrise është një njeri që i dorëzohet melankolisë dhe e lë veten të shkojë gati pranë vdekjes..., ose që më së paku ëndërron ta bëjë diçka të tillë, kjo ngjallte shumë interes tek mua.

Koreografi, Angjelin Prelocaj

Koha e ngadaltë, dëshpërimi prej dashurisë, si një fantazmë  e përhumbur që endet në të gjithë pjesën. Pastaj formula e “La Scalës” ku baletet që krijohen mbi muzikën e dhomës, duke ndërtuar një lidhje intime me pak elementë, balerinë, pianistë, këngëtarë e kanë joshur edhe më shumë Prelocajn.

Punoj me trupën e “La scalës” njësoj si me timen, ka shkëmbim të plotë, kuriozitet dhe bashkëpunim. Të gjithë bëhen pjesë e punës kreative, edhe pse mund të një pjesë solo e mëson secili prej balerinëve. Në këtë mënyrë stili bëhet pjesë e memories muskulore dhe më pas ndahen rolet  në bazë të  zhvillimit të secilit balerin . Kështu roli fitohet dhe interpretohet nga solisti përkatës. Dhe është kjo pjesë që mua më intereson sesi çdokush do të “shtijë në dorë” rolin e tij.

Koreografi, Angjelin Prelocaj

Artistët e Scala-s do të zhyten në atmosferën dhe muzikën emocionale të Lieder nga Schubert, duke bërë, që emocionet që dalin nga kjo përzierje magjike e fjalës, muzikës dhe baletit të bëjnë për vetë artdashësit, që do të shohin veprën në skenë prej datës 24 janar.