Udhëtimi i mistershëm i matjanit drejt Anglisë, familjarët në kërkim të Besim Skilës

13 Shtator 2019, 20:30 | Përditesimi: 13 Shtator 2019, 20:30

Besim Skila nga fshati Gjoçaj i rrethit të Matit, sot 50 vjeç, ka humbur kontaktet me familjen e tij prej vitit 2000. Këtë mbrëmje në emisionin "Pa Gjurmë", motra e tij Nadire Çerpja, rrëfeu rrugëtimin e djalit të saj drejt Anglisë më 5 shtator në vitin 1995, dhe humbjen e mistershme të kontakteve të Besimit me familjarët në vitin 2000.

Besimi u largua nga Shqipëria drejt Anglisë së bashku me një nga kushërinjtë e tij. Në kontaktet e para me familjarët u tha se jetonte në Londër dhe se kishte filluar punë në një biletari. Atje ai jetoi me kushërinjtë, dhe së fundi me djalin e hallës. La shtëpinë e tij duke lënë vetëm një shënim: Jam nisur për në punë!

r.k./Shqiptarja.com