Udhëtonte i dehur nga Tirana për në Pogradec, s’do ta besoni sa i pirë është ndaluar ky shofer

27 Nëntor 2018, 19:05

Kalimi i normave të lejuara të konsumimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit është një nga problemet më të përhapura që shpeshherë kthehet në burim aksidenti. Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë se pasditen e kësaj të marte, në Elbasan është arrestuar një shofer i dehur në masën 2.18 mg/l. Ai po udhëtonte nga Tirana drejt Pogradecit dhe është arrestuar nga policia teksa kishte humbur kontrollin mbi mjetin. Siç shihet edhe në foto, sasia e alkoolit ka shkuar në 2.18 mg/l.

Ky është rasti më i rëndë i regjistruar nga policia në Shqipëria gjatë vitit 2018. Ndërkohë që normat e lejuara të alkoolit gjatë drejtimit të makinës janë nën 0.20 mg/l, dhe nga 0.20 deri në 0.50 mg/l drejtuesi është nën ndikimin e alkoolit. Nga 0.51 mg/l e lart, drejtuesi i mjetit është në gjendje të dehur dhe arrestohet nga Policia.