UEFA: 80% e ligave do ta mbyllin sezonin

15 Maj 2020, 13:43 | Përditesimi i fundit: 2020-05-15 13:44:31

Plani i Uefa-s për të mbyllur sezonin 2019-2020 është i qartë dhe Presidenti Aleksander Ceferin e shpjegon në këtë mënyrë:” Mendoj se pjesa më e madhe e ligave evropiane le të themi që 80% e tyre do ta përfundojnë sezonin. Ato që nuk do e bëjnë diçka të tillë është zgjedhje e tyre por duhet të na japin renditjen për të mësuar skuadrat që do marrin pjesë në kompeticionet e Uefa-s” thekson numri një i institucionit që drejton futbollin në Europë.

 Ceferin thotë se për Fair Play Financiar ende nuk ka një vendim por premton se do të ketë lehtësira. Duke folur në beIN Sports kreu i Uefa-s komenton zgjedhjet e bëra nga liga të ndryshme:” Për ne gjëja e rëndësishmë është që të dimë renditjen përfundimtare për të mësuar skuadrat që do luajnë në Europë. Personalisht mendoj se mbyllja e kampionatit kaq herët nuk është ideale pasi situata mund të përmirësohet.Vendimi i marr në Francë nuk ishte i duhuri por ishte një vendim i qeverisë atje dhe nuk na takon ne.PSG dhe Lyon do luajnë në Champions pa zhvilluar më parë ndeshje dhe kjo do i penalizojë”. Slloveni është optimist se e gjithë kjo situatë e shkaktuar nga pandemia nuk do ndikojë në kalendarin e sezonit tjetër dhe konfirmon zhvillimin e kupave të Europës:” Edhe sezoni evropian do të kompletohet dhe kjo gjë do të ndodhë në gusht” mbyll qëndrimin e tij Aleksandër Ceferin Presidenti i Uefa-s./ Pergatiti Andi Kapxhiu