UEFA cakton axhendën e derbit të Ballkanit Tirana-Crvena Zvezda, përzgjedh një arbitër 'akull'

20 Gusht 2020, 13:15

Tirana bëri një kryevepër në Gjeorgji duke mposhtur 2-0 Dinamon e Tbilisit dhe kaloi në turin e dytë eliminator të Champions. Uefa tashmë ka zyrtarizuar edhe axhendën e derbit të Ballkanit. Ndeshja e turit të dytë eliminator të Champions mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës do të luhet të martën e ardhshme më 25 gusht në orën 20:00 në “Air Albania”.

Ndeshja do të jetë pa tifozë dhe për një derbi të zjarrtë ballkanas Uefa ka zgjedhur një arbitër të ftohtë, akull fare. Arbitrat e ndeshjes do të jenë nga Suedia ku kryesor është Kaspar Sjoberg. Ajo e së martës do të jetë përballja e parë në kompeticionet evropiane mes dy ekipeve. Mediat serbe kanë filluar ta ndezin atmosferën duke thënë se pavarësisht se pa tifozë do jetë një ndeshje ferri ndërsa Kurir i ka bërë reklamë stadiumit “Air Albania” duke bërë një përshkrim sa ka kushtuar dhe kapacitetet që ofron.Kalimi i turit mbushi edhe arkën e kampionëve pasi Uefa për kalimin e kësaj faze jep 380 mijë euro ndërsa Presidenti Halili i kishte premtuar skuadrës 100 mln lekë shpërblim.