Uefa rikthen tifozët për Superkupën e Europës, Sevilla-Bayern do luhet përpara 20 mijë spektatorëve

25 Gusht 2020, 16:51

Superkupa e Europës Sevilla-Bayern do të luhet me tifozë. Ndeshja  do të zhvillohet në Hungari në stadiumin "Puskas Arena" më 24 shtator dhe do të përcaktojë fituesen e Superkupës.

 Ideja e konsultuar pak ditë më parë nga Uefa me sekretarët e 55 federatave është miratuar dhe zyrtarizuar nga Komiteti Ekzekutiv i institucionit që menaxhon futbollin europian. Uefa ka bërë me dije se Superkupa që do luhet në Hungari do të rikthejë tifozët në 30% të kapacitetit të stadiumit që do të thotë të pranishëm do të jenë rreth 20 mijë tifozë në një impiant me 67 mijë vende.