Ujërat e zeza në Shengjinin turistik, banorët: Situata vijon prej vitesh, po na rrezikohet shëndeti

29 Mars 2020, 15:07 | Përditesimi i fundit: 2020-03-29 17:59:14

Teksa i gjithë vendi po lufton me një pandemi botërore si koronavirusi, qytetarët e Shëngjinit rrezikohen edhe nga ndotja e shkaktuar nga ujërat e zeza.

Në një kanal në anë të rruges derdhen ujera të zeza, duke krijuar ndotje të zonës përreth dhe një panoramë jo të denjë për prezantimin e Shëngjinit turistik, i cili është mjaft i frekuentuar nga vendas e të huaj gjatë stinës së verës.