Ujërat e zeza 'pushtojnë' rrugët e fshatit Goskovë, banorët: Frikë epidemie

16 Korrik 2020, 16:36

Ujërat e zeza janë një shqetësim i vazhdueshëm për banorët e Goskovës në Korçë. Për shkak të mungesës së kanalizimeve, ato vërshojnë në rrugët e fshatit. Veç erës së keqe favorizuar edhe nga temperaturat e larta, banorët i druhen përhapjes së infeksioneve dhe epidemive.