Uji nuk vjen, por faturat po! Dhjetëra banorë në Rrogozhinë në protestë: Na ka harruar çdo qeveri

26 Shtator 2019, 19:39

RROGOZHINË- Dhjetëra banorë të fshatit Kalush të Bashkisë së Rrogozhinës kanë dalë në rrugë të revoltuar. Ata protestojnë për të disatën herë për mungesën e ujit të pijshëm. Sipas tyre, prej vitesh uji ose vjen i turbullt ose mungon fare në banesat e tyre. Kështu ata thonë se i kanë sytë nga botet e ujit që e shesin atë nëpër zonë, por edhe ky ujë që blejnë thonë ata nuk është i sigurt për t'u pirë.

Banori: Nuk kemi ujë të pijshëm. U bëmë 6-7 vjet pa pikë uji, faturat i sjellin i lënë te dera, u ka bërë aty me fatura plot. Na mori malli të pimë ujë. E blemë uji.
Banori: Ne para paguajmë edhe ujë s'ka.
Gazetari: Sa kohë ka pa ujë?
Banorë: Ujë të pijshëm e blejmë me lekë. Edhe e paguajmë edhe pse nuk vjen.
Banorë: Kemi mbi 10 vjet, lerë sa thonë 5 apo 6 që nuk kemi. Edhe çezmën që ka sjellë komuna nuk ka pikën e ujit. Ca bëjmë vjen makina, bota nga Cerma, a uji i mirë apo i keq ne atë po pimë.
Banorë: Është i vetmi fshat që nuk vë dorë asnjë lloj partie e qeverie.

Banorët paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat deri në zgjidhjen e problemit të ujit në këtë zonë.