Ulen lehtë shifrat! 580 raste e 11 vdekje nga COVID! Numri i të shtruarve në spitale i qëndrueshëm

19 Dhjetor 2020, 13:07

E premtja ka shënuar ulje të rasteve ditore dhe viktimave nga koronavirusi. Nga 2615 testime kanë rezultuar pozitivë 580 qytetarë,185 prej tyre në Tiranë. Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin 11 qytetarë. "Janë kryer 2615 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 580 qytetarë. Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojnë betejën me sëmundjen 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 59-82 vjeç", njofton Ministria.Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Në 4 spitalet COVID, po trajtohen 382 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 13 janë të intubuar. Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.426 që nga fillimi i pandemisë. "Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 382 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar", thuhet në njoftim. Nga data 1 nëntor-13 dhjetor janë pezulluar 16 institucione arsimore në të gjithë vendin ku futen institucione të arsimit shkollor dhe parashkollor. Vendimet për pezullimin e përkohshëm është bërë pasi kane qenë pjesë e hetimit epidemiologjik.