Dërgesat e emigrantëve për familjarët e tyre janë ulur në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me fundin e vitit 2021. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga janari në mars emigrantët sollën 184 milionë euro, por shumica e parave po vijnë cash në dorë dhe jo nëpërmjet transfertave sistemeve bankare.