Ulen shifrat e viktimave dhe të infektuarve në Itali! Në 24 orë, 602 të vdekur dhe 3780 të infektuar! Shënohet dita e parë pozitive në Lombardi

23 Mars 2020, 19:06

Për të dytën ditë radhazi në Itali numri i vikamave dhe të infektuarve shënon ulje në Itali, edhe pse shifrat mbeten ende të larta. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 602 të vdekur dhe 408 të shëruar, ndërsa të infektuar të rinj me Covid 19 janë 3 780 persona duke shënuar ulje krahasuar me ditën e djeshme. ky ritëm ulje vijon prej dy ditësh dhe shpresojmë që kjo të jetë dhe koha kur epidemia ka arritur pikun dhe po vjen drejt uljes dhe vënies nën kontroll.