Ulet kurba e aksidenteve, Lleshaj: Në 2020, 227 aksidente më pak se në 2019

7 Gusht 2020, 17:38

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehu synimin e tij për të ulur kurbën e aksidenteve me objektiv zero jetë të humbura. Këtë parashikim ministri Lleshaj e ka bërë për vitin 2050.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se në 7 muajt e fundit ka pasur një ulje të kurbës duke treguar sipas tij punën nga institucionet dhe rritjen e përgjegjshmërisë tek përdoruesit e rrugës. Kujtojmë se një ndër shkaqet e numrit të ulët të aksidenteve ka qenë edhe ndalimi i lëvizjes së makinave për disa muaj në vendin tonë, për shkak të koronavirusit.