Ulet numri i rasteve të reja në Shqipëri! Nga 182 teste në 24 orë, vetëm 6 pozitiv

7 Prill 2020, 10:52 | Përditesimi i fundit: 2020-04-07 14:45:55

TIRANË- Shqipëria ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 gjatë 2 javëve të fundit! Ditën e sotme nga 182 teste të kryera kanë rezultuar pozitiv vetëm 6 raste të reja, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 383. Bilanc pozitiv ka pasur edhe numri i të shëruarve, ku gjatë 24 orëve 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.

 "Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.
Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste.etejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.  Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar.