Ulet numri i rasteve të reja, por më shumë viktima! Sot 461 të infektuar dhe 14 humbje jete! S'fitojnë betejën me COVID ish-deputeti i PD-së e 1 mësues

20 Dhjetor 2020, 18:47

Kjo e diel ka shënuar sërish një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar pozitiv me koronavirus  461 persona, ose 77 më pak se një ditë më parë. Në ndryshim nga rastet e reja, fatkeqësisht numri i viktimave ka një trend në rritje. Bëhet e ditur se 14 qytetarë kanë humbur betejën me këtë virus. Këto shifra kanë ardhur si rezultat i 1927 testimeve të kryera.