Ulja e pensioneve? Të moshuarit sulmojnë ashpër ish-ministrin Ilir Beqaj

29 Prill 2020, 10:27

Megjithëse tema e ditës kishte të bënte me shkollat pensionistët që u bënë pjesë e emisionin të mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv folën të irrituar edhe për diçka tjetër. Ata komentuan propozimet e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për uljen e pensioneve duke e sulmuar ashpër atë. Një zotëri i tha moderatorit Andi Kapxhiu se kjo është paudhësi që bën ai dhe t’i vijë turp ndërsa një zonjë kishte këtë mendim:”Deputetet të lënë rrogën e vet”.