Ulje pensionesh? I moshuari i përvishet politikës: Turp e faqja zezë

28 Prill 2020, 10:59

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka bërë një analizë se si mund të përballohet vështirësia ekonomike pas pandemisë dhe një ide e tij ishte edhe rishikimi i pensioneve. Në lidhje me këtë çështje i ashpër ka qënë një i moshuar që e ka komentuar në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv këtë ide. Ai iu përvesh politikanëve duke thënë në studio:”Nga politikanët shqiptar gjithçka mund të presësh. Ata të heqin pensionin ,të vrasin edhe kjo mund të ndodh por turp e faqen e zëzë të kenë” e mbyll ai i irrituar komunikimin.