'Ulu se je edhe burrë i mençur'! Ruçi përjashton nga Kuvendi Korab Litën: Dil përjashta

14 Maj 2020, 12:31

Korab Lita kërkoi fjalën në Kuvend, por Ruçi i tha se në emër të grupit foli Murrizi. Megjithatë Lita nuk pranoi që të ulet dhe Ruçi e përjashtoi. "Ulu në vend se të sqaroj unë për emrin. Zoti Murrizi foli në emër të grupit, nëse ke problem diskuto në grup jo në parlament. Ulu. Nuk ulesh, po të tërheq vëmendjen se nëse nuk ulesh do të marr masa do të përjashtohesh. Më vjen keq se je burrë i mençur. Atëherë, nëse vijon do të përjashtoj nga seanca. Pasi të kam paralajmëruar, po e mban të bllokuar foltoren do të përjashtoj. Atëherë zoti deputet je i përjashtuar. 2 minuta pushim, sa deputeti të lëshojë sallën e parlamentit" ishte vendimi i Ruçit.