'Umbrella Sky', instalacioni mbreslënës në rrugën më të famshme në Paris...dhe më të shtrenjtë!

1 Maj 2019, 10:03

Parisi, edhe pse “i përvëluar” nga flakët e Notre Dame, di si të tregoi klasin e vet dhe në ditë të vështira. “Le Village Royal”, rruga e famshme, e njohur në mbarë botën për butikët e shtrenjtë dhe baret romantikë, është bërë shtëpia e një instalacioni të shkëlqyer, i njohur si “Umbrella Sky”, vepër e Patricia Cunha.

Instalacioni me 800 çadra, deri në datën 30 prill, do të jetë strehë e kalimit të ngushtë të këmbësorëve, duke krijuar një shpërthim koloristik dhe duke i’u ofruar kalimtarëve një zhytje nën një qiell shumëngjyrëshe, si për të pritur ditët e para të pranverës, plot me gëzim dhe energji.

Projekti  “Umbrella Sky”, e ka nisur rrugëtimin në Portugali, në qytetin e vogël të Águeda, si një qasje artistike për të rritur numrin e turistëve në qytetin e izoluar. Pastaj me kohë, mjaftë qytete në mbarë botën u dashuruan me qiellin e çadrave dhe e bënë pjesë të rrugëve të tyre.

I vendosur në zemër të Parisit, “Le Village Royal” u rinovua në vitin 1992 me një qëllim të vetëm, të deklamonte elegancën pariziane. Sot “Fshati Mbretëror” strehon çadrat e famshme me ngjyra ylberi.