'Un caffe'...Rama porosit në lokalin italian, kamarieri i del nga Elbasani: Ou shqiptar

4 Dhjetor 2019, 20:05

Teksa ishte ulur në një kafene në Itali, kryeministri Edi Rama ka takuar një shqiptar i cili punonte kamarier. Kreu i qeverisë e ka ftuar të ulet në tryezë me të, teksa i riu nga Elbasani shpreh keqardhjen për gjendjen në të cilën ndodhet vendit, por edhe mirënjohjen për shtetet që kanë ndihmuar vendin tonë pas tërmetit të 26 nëntorit."Në Itali jam që nga 2003, jam nga Elbasani. Më erdhi shumë keq për tërmetin që ndodhi në Shqipëri dhe më bëhet shumë qejfi që Italia dhe shumë shtet të botës kanë ndihmuar", tha i riu nga Elbasani.

    No videos found.