'Unaza e Madhe'/ Banorët në ditën e 35-të të protestës, Basha: Duhet të nisë hetimi

8 Dhjetor 2018, 20:07

Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë edhe këtë të shtunë për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Në ditën e 35 të protestës, ata kërkojnë dëmshpërblim 100% për shtëpitë të cilat do të preken nga projekti, që sipas tyre, është i paligjshëm dhe i ndërmarrë vetëm për përfitime personale të qeverisë.

Sikurse janë përkrahur përgjatë një muaji nga kreu i PD-së Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj force politike, prania e tyre është vënë re edhe sot.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të insistojë se projekti "Unaza e Madhe" është një skemë pastrimi parash dhe se forca e tij politike do t’i mbështesë deri në fund banorët e ‘Unazës së Re’ në kauzën e tyre. Më tej, ai kërkoi për këtë "mega aferë" arrestimin e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro dhe të të gjithë atyre që sipas tij janë përfshirë në këtë afërë korruptive.   

    No videos found.