Unaza e Madhe, IKMT nis shembjet e 16 banesave në Shkozë

26 Nëntor 2018, 10:34

IKMT ka nisur aksionin për shëmbjen e banesave që preken nga projekti i "Unazës së Madhe" në Shkozë. Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, IKMT ka njoftuar se sot do te shemben 16 objekte me madhësi të ndryshme.

“Nisim sot një aksion të ri në Shkozë, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, loti dy. Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme”, shkruhet në njofitmin e IKMT.

Unaza e Madhe është pjesë e projektit që prek edhe banesat në "Astir". Në këtë zonë projekti prek rreth 317 banesa, një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë ndërtime pa leje, ndërsa banorët janë ngritur në protesta prej 23 ditësh.