'Unaza e Re', ARRSH 4 grupe verifikim-vlerësimi në terren

26 Nëntor 2018, 11:52 | Përditesimi i fundit: 2018-11-26 14:26:39

Ndërkohë në "Unazën e Re" kanë mbërritur mëngjesin e sotëm mbërrijnë ekipet e vlerësimit nga ARRSH. Report Tv mëson se në terren janë 4 grupe vlerësimi nga ARRSH, të cilët do të bëjnë matjet nga e para për të përcaktuar vlerën e shpronësimit për ato objekte që janë me leje.

Grupet e vlerësimit janë të shoqëruar me polici për shkak të situatës të tensionuar që vijon prej disa ditësh me banorët. ARRSH njofton se gjatë punës së tyre ekspertët kanë hasur në rezistencën e disa banorëve të cilët nuk kanë lidhje me objektet që po verifikohen. 

Gjatë punës në terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikohen, kanë penguar me dhunë inxhinierët në ushtrimin e detyrës. Ata kanë dhunuar edhe mjediset private të banorëve me dokumentacion pronësie të cilët kanë qenë të pranishëm dhe të gatshëm për verifikimin e banesës në funksion të shpronësimit. Ky grup banorësh lëviz në segmente të ndryshme të unazës duke penguar inxhinierët në kryerjen e detyrës, pavarësisht se nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikon ARRSH. Ne kete forme, keta individe po mohojne te drejten e pronareve te ligjshem per nje proces verifikimi te banesave te tyre. Inxhinieret e ARRSH po vazhdojne procesin e verifikimit ne terren te shoqeruar edhe nga punonjesit e Policise se Shtetit.