'Unaza e Re', Basha dhe deputetët e PD sërish në krye të protestës së banorëve, bllokohet rruga

23 Nëntor 2018, 21:01

TIRANE - Banorët e "Unazës së Re" kanë dalë në protestë në ditën e 20-të të saj. Njësoj si edhe një ditë më parë, në krye të protestës ndodhet kryetari i PD, Lulzim Basha dhe disa deputetë të opozitës. 

Njësoj si edhe ditët e kaluara, edhe sot protestuesit kanë bllokuar aksin Pallati me Shigjeta ish-sheshi Shqiponja nga të dy krahët, duke shkaktuar kaos në trafik.

Banorët kundërshtojnë projektin e zgjerimit të "Unazës së Madhe"  i cili prek rreth 300 banesa, ndër to shtëpi banimi dhe biznese. Një pjesë e konsiderueshme e objekteve janë ndërtime pa leje dhe për rrjedhojë të palegalizuara. Një ditë më parë protesta e banorëve të "Astirit" degjeneroi në akte dhune përpara Kuvendit, teksa paralelisht zhvillohej seanca e Kuvendit. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar ditën e sotme protestës së banorëve të Astirit të cilët prej 20 ditësh dalin në protestë për të kundërshtuar projektin e ndërtimit të Unazës së re, i cili prek banesat e tyre .