Unaza e Re/ Kryetarja e ARRSH, Qato: Kemi skualifikuar të gjitha ofertat e paraqitura për ‘Lotin 1’

31 Janar 2019, 15:46

Kryetarja e ARRSH, Sonila Qato në një deklaratë për mediat është shprehur se ka vendosur skualifikimin e ofertave të paraqitura për Lotin e Parë të projektit të‘Unazës së Re’. Sipas Qatos, ofertuesit nuk plotësojnë kriteret. 

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive skualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk plotësojnë kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të animojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet. 

Sonila Qato, drejtore e ARRSH

Autoritetit Rrugor Shqiptar rihapi procedurat e garës për LOTIN 1 të Unazës së Madhe të Tiranës më 13 dhjetor 2018 pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve DH Albania & Biba X’. (LEXO KËTU) ‘DH Albania’ u përjashtua, duke iu zgjidhur kontrata, pasi rezultoi se kishte mashtruar me dokumentacionin.