Unaza e Re/ Nis prishja e banesave pranë ish-Sheshit Shqiponja

12 Nëntor 2019, 08:45 | Përditesimi i fundit: 2019-11-12 09:45:27

TIRANE- Pas afatit të vendosur nga IKMT për lirimin e banesave të tyre, kjo e fundit ka nisur aksionin për prishjen e banesave në zonën e “Astirit” për t’i hapur rrugë ndërtimit të aksit të Unazës së Re.

Banorët të cilët kanë kaluar natën jashtë, kanë nisur të qëllojnë me gurë drejt forcave të Policisë të cilat, janë të pranishme për të garantuar punonjësit e IKMT që të vazhdojnë prishjen e banesave.

Policia e Shtetit ka përdorur edhe gazlotsjellës, ndërsa ka shoqëruar 10 protestues, mes tyre edhe aktivistin Ervin Goci. Nga tensionet e krijuara kanë mbetur të lënduar 4 punonjës policie dhe 6 banorë të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Tensionet mes banorëve dhe policisë kanë nisur që prej orë 06:00 të mëngjesit, ndërsa prania e Policisë së Shtetit është shumë e madhe.