'Unaza e re’, PD sulmon qeverinë: Kompania përfituese e projektit nën sekuestro përmbarimi

30 Nëntor 2018, 15:34

Partia Demokratike përmes zdhënëses së saj Ina Zhupa ka vijuar akuzat ndaj qeverisë,në lidhje me projektin e ndërtimit të Unazës së Re duke thënë se ai është projekt të paligjshëm. Teksa e konsideron projektin një aferë korruptive të paligjshme, Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, deklaroi që kompania përfituese s Biba X, e 18 milionë eurove nga Projekti i Unazës së Re është vënë sërish nën sekuestro nga Përmbarimi. Sipas Zhupës, kjo kompani është fantazëm dhe duhet të paguajë detyrimet që i ka shtetit .

 

Historia e sekuestros për kompaninë Biba X, që ka marrë tenderin korruptiv të Unazës së Re, bashkë me një kompani fantazëm, pa pronarë të identifikuar, është përsëritur.  Për ironi, kompania që, bashkë me Inspektoriatin e Ndërtimit, shemb godina tek sheshi “Shqiponja”, është nën sekuestro nga vetë IKMT-ja. 

Dokumenti që po publikojmë sot mban datën 14 Nëntor dhe tregon se Përmbarimi ka vendosur në sekuestro me ekzekutim të detyrueshëm  të gjitha asetet e kompanisë Biba X; konkretisht në  kuotat ligjore të kompanisë, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, kantiere aktive të ndërtimit, llogari bankare etj.  Situata është sa absurde, aq edhe jo ligjore. Një kompani që ka çdo pasuri nën sekuestro dhe pasuritë e saj mund të dalin në ankand, nuk mund të kryejë punë publike.  Në vend që të përfitojë 18 milionë euro nga buxheti I shtetit, kompania e paracaktuar nga Edi Rama për aferën korruptive të Unazës së Re, duhet të paguajë detyrimet që i ka shtetit, në këtë rast Inspektoriatit të Ndërtimit, me të cilin po prish godinat.  
 

    No videos found.