Në rubrikën "Përgjigjja ime" në ERTV, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për protestën e banorëve të "Unazës së Re". Kreu i qeverisë ka ritheksuar se banorët po përdoren nga politika për interesa pushteti. Duke iu përgjigjur një komentuesi që e pyet në lidhje me protestën 20 ditore të këtyre banorëve dhe prishjes së banesave e bizneseve të tyre, Rama thotë se shumica e banorëve atje kanë braktisur luftën politike dhe i janë kthyer procedurave ligjore për marrjen e dëmshpërblimeve.
Kur unë erdha në krye të Bashkisë, PD e kishte drejtuar kryeqytetin për 10 vite si makina pa duar. Më në fund mundëm ta kthenim Tiranën aty ku duhej, ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë. Tek Unaza e Re nuk protestojnë hallexhinjtë, por politikanët që kanë qëllim komplet tjetër nga ai i banorëve. Protestonë fanatikë të mbledhur andej këtej, që i përgjigjen thirrjeve të Lul Kadriut. 134 banesa aty janë të paligjshme. Nga ata, pa dokumenta që kanë aty shtëpinë, Bashkia merr aplikimet për bonusin 3-vjeçar të qirasë.
Përtej propagandës, shumica e njerëzve të zakonshëm të asaj lufte politike të stisur në kazanin mediatik-politik dhe i janë kthyer procedurave ligjore. Thirrja jonë e përsëritur është mos u bëni mish për topat e Lul Kadriut, Kadri Vasilit, Flamur Saliut bashkë me Ervinin e Lulit dhe djalin e Fahriut se këta dalin një xhiro, hedhin benzinë, vënë shkrepësen dhe ikin, ama zjarri i antiligjit djeg ata që i shkojnë mbrapa qorrazi. Ata që janë arrestuar pas akseseve kriminale që çuan në plagosjen e rëndë dhe të pafalshme të policse 24-vjeçare, do ishin në shtëpi sot, jo në burg.