'Unaza e Re'/ Vijon protesta kundër shembjes së ndërtimeve, banorët marshojnë drejt kantierit

7 Dhjetor 2018, 20:51 | Përditesimi i fundit: 2018-12-07 20:52:51

TIRANE - Një pjesë e banorëve të "Unazës së Re" kanë dalë edhe këtë të premte për të protestuar kundër zgjerimit të “Unazës së Madhe”. Duke u futur në ditën e 34 të protestës, banorët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë të cilat do të preken nga ky projekt, që sipas tyre, është i paligjshëm. Ata janë mbështetur edhe sot nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe deputetë e militantë të opozitës.