'Unë 5 mijë leka kam në xhep', emigrantët protestë në Pogradec: S'kemi të hamë

27 Prill 2020, 11:54

Në Pogradec disa emigrantë që po qëndrojnë në hotel janë ngritur në protestë për shkak të çmimeve, të cilat sipas tyre janë të papërballueshme. 79 emigrantët e ardhur nga Greqia thonë se përveç çmimeve edhe kushtet nuk janë të mira.

"Të na sqarojnë hoteli është me lek apo pa lekë? Unë pagova taksinë, çfarë hoteli do ky tani. Këtu një javë nuk ka ardhur asnjeri. Kushtet s'janë të mira fare, po qëndrojmë nga katër veta në një dhomë. Ku di unë nëse ky që rri ngjitur tani me mua nuk është i sëmurë. Unë kam folur me ambasadën në Selanik dhe më kanë thënë se hotelin e ka shteti. Këtu bukë s'ka, guzhinë s'ka. Unë s'kam as lekë, 5 mijë leka janë në xhep,"-shprehet një prej emigrantëve protestues.