'Unë dua të bredh sa andej këtej', i moshuari në Korçë që lëviz me muzikë puth Edi Ramën: Është bërë polic

25 Prill 2020, 12:57

Të moshuarit sot në Korçë mbushën rrugët dhe parqet e qytetit, duke shfrytëzuar leje daljen e vendosur nga autoritetet. Një çift të moshuarish shprehen: "Më duket shumë mirë fasha orarit, Korça po e kalon shumë mirë këtë situatë. Kemi një muaj e gjysmë brenda. E dëgjuam lajmin dhe sot dolëm. Fëmijët i kemi të ndarë nga ne e mezi po presim ti takojmë. Na mungojnë përqafimet."