UNICEF publikon shifrat tronditëse: 51% e fëmijëve kanë akses online kur dëshirojnë

26 Nëntor 2018, 20:24

UNICEF ka publikuar shifra dhe fakte tronditëse në lidhje me abuzimin e fëmijëve në internet. Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët, tha se mosha mesatare e fëmijëve në botë që kanë akses për herë të parë në internet është 9-vjeç, ndërsa 37% e të anketuarve pohojnë se kanë përdorur internetin nga mosha 8-vjeçare ose dhe më herët.

Sipas të dhënave të publikuara gjatë samitit për abuzimin e fëmijëve në internet,  një fëmijë qëndron online 3 orë në ditë, dhe kanë akses sa herë që ata dëshirojnë. I pranishëm në Samit ishte dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca, i cili tha se një samit i tillë do të shërbejë për ta bërë internetin të sigurt për fëmijët.

Kur më thanë për këtë samit, e përfshiva veten në axhendë, sepse kjo temë është mjaft e afërt për mua. Kam punuar me disa projekte për ta bërë internetin të sigurt për fëmijët. Në europë fëmijët fillojnë të përdorin internet që kur janë në moshën 7-vjeç dhe duhet të vazhdojmë këtë nismë sepse për sjellë një dëshmi se ky vend mund ta realizojë këtë tur të mrekullueshëm për të  bërë internetin të sigurt për të gjithë fëmijët në Shqipëri, dhe në botë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca

Nga studimi i bërë, ka rezultuar se fëmijët e anketuar kanë më shumë aftësi teknologjikë online se prindërit e tyre.